Trashëgimisë kulturore të UNESCO-s i është shtuar edhe birra belge, ku përfshihen edhe festivalet, muzetë dhe ngjarjet në çdo krahinë të Belgjikës.
“Ky është diverstiteti i pakrahasueshëm i artit dhe intensitetit të kulturës së birrës si pjesë e jetës sonë të përditshme. Festivalet e shumta në vendin tonë e bëjnë birrën si pjesë të identitetit tonë dhe trashëgimëri kulturore për të gjithë vendin,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës të komuniteteve frëngjisht, gjermanisht, dhe holandisht folëse të Belgjikës, transmeton arbresh.info.
UNESCO ka vlerësuar masat për mbrojtur kulturën e birrës, duke vendosur një qendët të veçantë të monitorimit që shfaq shumëllojshmëritë e artit dhe ngjarjet e rëndësishme, por poashtu i ka kushtuar vëmendje të veçantë luftës kundër përdorimit të tepruar të alkoholit në Belgjikë.
Kryeministri belg, Charles Michel u ka bërë thirrje njerëzve nga e mbarë bota që të shijonë birrën e Belgjikës. /Arbresh.info
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...