Ish-gjenerali i UÇK-së, tashmë kryeministër i ri i vendit, Ramush Haradinaj, do ta ketë të vështirë që gjatë mandatit të tij ta shndërrojë FSK-në në Forca të Armatosura.
Kjo për faktin se Lista Serbe, parteri i rëndësishëm i këtij koalicioni, sipas Marko Gjuriq ka arritur ta heqë formimin e ushtrisë nga dokumenti i Qeverisë. Por ministri i ri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e re do ta ketë prioritet transformimin e FSK-së në ushtri, transmeton zeri.info.
Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, e cila u formua me vetëm 61 vota, ndër sfidat e saja kryesore pritet ta ketë edhe formimin e ushtrisë. Përfaqësuesit serbë kanë thënë se Lista Serbe ia ka dalë që ta largojë nga programi qeverisës çështjen e ushtrisë, për formimin e së cilëve ishte angazhuar personalisht ish-gjenerali i UÇK-së, Haradinaj.
Megjithëkëtë ministri tashmë i emëruar i FSK-së, Rrustem Berisha, ka deklaruar për “Zërin” se nuk ka informacion nëse Lista Serbe ka kërkuar një gjë të tillë. Përkundrazi, sipas tij, Qeveria e re ndër prioritetet kryesore e ka shndërrimin e FSK-së në FAK. E pavarësisht tij, përfaqësuesit e opozitës kanë konsideruar se një qeveri me vetëm 61 vota (bashkë me Listën Serbe) do ta ketë shumë të vështirë t’i çojë përpara proceset e mëdha, duke përfshirë këtu edhe krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...