Presidenti i Kosovës në një intervistë për televizionin publik zviceran (SRF), ka folur për transformimin e FSK-së, perspektiven evropiane të Kosovës dhe për rolin destabilizues të Serbisë në rajon.
Duke folur për transformimin e FSK-së, Thaçi ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur dhe secili shtet sovran ka një ushtri.
“Qëllimi ynë është që të bëhemi pjesë e NATO-s. Nëse ne nuk e kemi një ushtri, nuk mund të lidhim partneritet për paqe me NATO-n. Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë një ushtri multietnike”, ka shtuar Thaçi për SRF.
Sipas tij, transformimi i FSK-së do të forcojë shtetësinë e Kosovës, meqë nuk ka shtet të fortë pa ushtri, duke thënë se tani është koha e duhur që ky proces të përmbyllet.
“Ne kemi pritur tepër shumë dhe ka ardhur koha tani dhe kjo do të ndodhë”, ka paralajmëruar presidenti për SRF. Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për rolin destruktiv të Serbisë, e cila është shndërruar në epiqendër të destabilitit në Ballkan.
“Serbia është qendra e problemeve që inicion konflikte të panevojshme me të gjitha shtetet e rajonit dhe fqinjët e saj”, ka thënë Thaçi, duke shtuar Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor dhe mban përgjegjësinë për gjenocid në Bosnje, Kosovë dhe shtete të tjera.
Megjithëkëtë, Thaçi në këtë intervistë për televizionin publik të Zvicrës ka thënë se dialogu nuk ka alternativë. Sipas tij, dialogu duhet të udhëhiqet nga njerëzit që kanë një mandat, të cilët marrin përgjegjësi dhe që kanë besimin nga qytetarët.
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...