Google ADS

Transformimi i Bllokut Operativ në Kirurgjinë Torakale, Kurti: Lajm i mirë veçanërisht për gratë e vendit tonë

22:47 | 4 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Blloku Operativ i rinovuar në Kirurgjinë Torakale është pajisur me filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore dhe aparatura mjekësore bashkëkohore.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky lajm është veçanërisht i mirë për gratë e vendit tonë, shkruan Arbresh.info.

“Ndër sëmundjet që trajtohet më së shumti në sallat operative të kësaj klinike është kanceri i gjirit, ku rreth 70% të pacientëve janë gra. Ato, bashkë me pacientët e tjerë, nga tash do të mund të marrin shërbime dhe trajtim publik me cilësi të lartë, për çka nuk duhet të presin më gjatë se procedurat dhe përgatitjet standarde për trajtim.”, ka shkruar ai.

“Klinikë pas klinike, për çdo pacient.”, shkroi mes të tjerash kryeministri Kurti./Arbresh.info/