Transferimi i Werner shkakton kaos në zhveshtoren e Chelseas

11:04 | 6 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Transferimi i Timo Werner do t’i kushtojë Chelsea 60 milionë euro.

‘Blutë’ kanë vendosur të paguajnë klauzolën e lojtarit të vendosur nga RB Leipzig, duke investuar në sulmin e tyre 60 milionë euro, diçka që nuk ishte në gjendje ta bënte Liverpool, që u tërhoq nga gara në momentet e fundit.

Werner do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Chelsean, duke fituar 10 milionë euro në sezon.

Kjo marrëveshje e Chelseas, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha brenda skuadrës.

Disa javë më parë, lojtarët pranuan të ulin pagat shkaku i krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19, dhe transferimi i Werner, ka bërë të kuptohet se skuadra nuk ishte edhe aq në gjendje të rëndë financiare.

Futbollisti i atakuar është kapiteni Cesar Azpilicueta, i cili ka bindur lojtarët të pranojnë ulje të pagave.

Sipas informacioneve të fundit, pas transferimit të Werner, lojtarët e Chelseas kanë kërkuar nga klubin t’u kthehet pjesa e pagave nga e cila kanë hequr dorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme