Vetëm disa ditë pasi ministri kosovar i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se pjestarët e “Grupit të Kumanovës” mund të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit, avokati Naser Raufi, i cili mbron disa nga të dënuarit ka sqaruar se, ligjet e Maqedonisë së Veriut lejojnë vetëm transferimin e pjestarëve të këtij grupi në Kosovë, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pasi aktgjykimi të jetë i plotëfuqishëm,
“Jam i informuar me këtë deklaratë të ministrit të Drejtësisë së Kosovës, por kjo varet edhe nga pala maqedonase, respektivisht nga ministria e Drejtësisë apo Qeveria në Shkup. Unë mendoj se me një marrëveshje të posaçme mes dy ministrive dhe qeverive, mund të realizohet edhe ky moment që të vazhdojë gjykimi në këtë stadium që ka mbetur, që të vazhdojë në Republikën e Kosovës. Por, sipas Ligjit për ekstradim, nuk është i lejuar ekstradim pasiqë delikti ka ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë. Mendoj që ndoshta ministri kosovar i drejtësisë ka menduar për transfer. Transferi është i mundur dhe do të realizohet sipas meje. Por, parakusht për të ndodhur transferi është që gjykimi të jetë i plotëfuqishëm, dmth duhet të kalojë edhe stadumi i ankesës që jemi duke pritur ne si palë mbrojtëse para gjykatës supreme. Kur do të bëhet aktgjykimi i plotëfuqishëm, atëherë varet prej Republikës së Kosovës e cila duhet t’i kërkojë shtetasi e saj të dënuar në Maqedoni. Nëse do të ketë vullnet Republika e Kosovës që t’i kërkojë, nuk duhet të ketë rezistencë nga ana e ministrisë së Drejtësisë së shtetit të cilit i kërkohet transferi i të dënuarve. Jam i sigurtë që Republika e Maqedonisë do ta lejojë transferin por është parakusht që ta kemi kërkesën prej Republikës së Kosovës. Nuk është me rëndësi sa jeni i dënuar me burg për të ndodhur transferi. Edhe në dënime me burg të përjetshëm mund të realizohet transferi. Unë situatën e transferit e shoh si një mundësi të vetme dhe ne si palë mbrojtëse do ta kërkojmë një gjë të tillë. Gjykata e Kosovës ka drejtë ta vazhdojë këtë procedurë pavarësisht që këtu në Maqedoni ka marrë epilog me mjete juridike të ç’rregullta, sipas ligjit për procedurën penale të Kosovës. Mund të kërkohet që ky rast të rigjykohet në Kosovë, ku do të ketë gjykim korrekt”, tha Raufi.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të