Google ADS

Traktori godet dy nxënës në Klinë, policia jep detaje për gjendjen e tyre

09:51 | 16 Mars 2022
A. B.

Mëngjesin e sotëm, dy nxënës janë goditur nga një traktor në lagjen “Balaj” në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se dy nxënësit e lënduar janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal.

“Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori ku kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal.
Njësitë kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Tutje Gashi shtoi se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme