Trajtimi shëndetësor jashtë institucioneve publike, Vitia jep detaje për udhëzimin e ri administrativ

07:43 | 7 Shtator 2023
K.B

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka dhënë detaje rreth udhëzimit të ri administrativ për trajtimin jashtë institucioneve publike.

Vitia tregoi se në këtë udhëzim përfshihet thjeshtëzimi i procedurave të aplikimit për qytetaret.

Ministri  theksoi se do të bëhet me caktimin e çmimeve referente.

“Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës”, tha Vitia./Arbresh.info/

Të ngjashme