Google ADS

Trajtimi i fëmijëve me autizëm në Kosovë, sfidat dhe problemet (VIDEO)

12:53 | 25 Korrik 2017
M. A.

Fëmijët me autizëm në Kosovë ballafaqohen me probleme të ndryshme, duke filluar nga procesi i diagnostikimit, e deri te rehabilitimi i tyre, thonë përfaqësues të shoqatave që merren me këtë çështje.

Për të parë nga afër trajtimin e tyre dhe për të shkëmbyer përvojën e saj, Tringë Krasniqi Gashi ka ardhur nga Amerika për të vizituar Qendrën Për Fëmijë Me Vështirësi Në Mësim Dhe Adaptim Social “REA”.

Ajo jeton dhe punon në Amerikë si mësuese e edukimit special për fëmijët me autizëm, ndërkohë është duke specializuar edhe për analizë të aplikuar të sjelljes.

Krasniqi-Gashi në një intervistë ekskluzive për portalin “Arbesh.info”, ka thënë se misioni i saj në Kosovë është të japë këshillime, vlerësime dhe hartimin e planprogrameve.

Ajo flet edhe për dallimet e trajtimit të fëmijëve me autizëm në Amerikë dhe në Kosovë.

“Stafet që punojnë me fëmijët më autizëm atje janë më të kualifikuara, mësimdhënësit që punojnë në fushën e autizmit shkollohen në drejtimin e analizës së aplikuar të sjelljes. Ndërkohë në Kosovë, janë kryesisht të diplomuar nga Departamenti i Psikologjisë”, thotë Krasniqi-Gashi.

Shkurte Berisha, pedagoge speciale dhe drejtoreshë e qendrës “REA” tregon se puna e kësaj qendre është që të jap shërbime sa më profesionale tek fëmijët me autizëm, fëmijët që kanë probleme në zhvillim dhe fëmijët e verbër.

Ekipi i “Arbresh.info” ka vizituar qendrën “REA” dhe ka intervistuar Tringë Krasniqi- Gashi dhe Shkurte Berisha.

Kjo është Video e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme