Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka pranuar të gjitha ato që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Ajo ka deklaruar se Vuçiq e ka pranuar edhe integritetin territorial të Kosovës.
“Vuçiqi e pranoi integritetin territorial të Kosovës, tash edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Ai pranoi gjithçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, ka deklaruar Trajkoviq për N1.
Trajokiviq ka kërkuar sqarime nga ekspertët për përputhjen e Asociacionit me dokumentin më të lartë juridik në Serbi.
“Si do të përshtatet ai komunitet (serb) në Kushtetutën e Serbisë, ku janë ekspertët për të na shpjeguar se çfarë po ndodh me Kushtetutën e Serbisë. Ku është kushtetuta e Serbisë? Nën betimin e (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq, si do ta pranojë Kushtetuta e Serbisë Asociacionin, si do të integrohet institucionalisht dhe nëse do të integrohet”, ka pyetur Trajkoviq. Sipas saj, Asociacioni pritet të jetë në koordinim me Kushtetutën e Kosovës.
Trajkoviq, njëherit këshilltare e ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kq thënë se për veprimet e tij, Vuçiqi do të duhej t’i bartte pasojat. Për procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, politikania serbe ka thdeklaruar se s’pret të ketë njohje de jure apo nënshkrim të marrëveshjes./rtk
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...