Kryetarja e Lëvizjes evropaine të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar sot se Brukseli gjithnjë e më shumë po e humb ndikimin si ndërmjetës në negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe se në “skenë po paraqiten disa figura të tjera”, siç është presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
“Miqësia personale ndërmjet Hashim Thaçit dhe Erdoganit është realitet dhe shumë shpesh ndërmjet politikanëve dhe liderëve shqiptarë flitet se kur komunikimi ndërmjet Thaçit e Beogradit nuk është i mirë, njeriu kryesor që përpiqet të ndërmjetësojë është Erdogan”, ka thënë për “N1” Trajkoviq.
Sipas Trajkoviqit në Kosovë aktualisht ka “përçarje institucionale” ndërmjet Thaçit e Qeverisë pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq të lidhur me Fetullah Gulenin. Thaçi këtë po përpiqet ta riparojë me paralajmërimin për draftimin e statutit të Asociaciontit ë Komunave serbe.
Ajo ka shtuar se “Thaçi është fantastik se atë që e bën di edhe ta fshehë për të krijuar kështu iluzion dhe për ta shtyrë zbatimin e përgjegjësisë”. Për këtë arsye, thotë ajo, Thaçi edhe ka dalë me vendimin për AKS-në, transmeton koha.net.
Duke folur për ndikimin turk në rajon Trajkoviq thotë se Erdogani ka ndikim të madh në Maqedoni, e edhe në Serbi, sidomos në Rashkë.
“Kjo nuk është e mirë për Serbinë, meqë ne jemi përcaktuar për BE-në. Por kjo është për opinion. Në mënyrë jo transparente mendoj se Aleksandar Vuçiq është i lidhur me Erdoganin, bashkë me Ramën e Thaçin. Siç thonë, jeta në Mbretërinë otomane dikur ka qenë argëtuese, por kjo nuk i përshtatet shtetit tonë, ka thënë Trajkoviq.
Ajo mendon se arrestimi i Marko Gjuriqit në Mitrovicq është i ndërlidhur me arrestimin e “gylenistëve”.
“Mendoj se e gjitha që ka ndodhur me Gjuriqin, e ne jetojmë në kohën e teorive të konspiracionit dhe e vërtetë ngjan kështu. Gjuriqit i ishte thënë të mos shkonte. Thaçi ftoi të mos shkonte edhe një ditë, por Beogradi s’i deshi këto porosi…Dhe natyrisht ndodhi incidenti… Të gjithë kemi qenë të frikësuar. E gjatë kësaj kohe Shërbimi sekret turk, bashkë me shkërbimin kosovar, ka organizuar marrjen e lejes për një aviokompani, e pastaj në mënyrë ekspeditive i kanë arrestuar “gylenistët”, ka thënë Trajkoviq.
Sipas saj, arrestimi i gylensitëve i la në hije ngjarjet e Mitrovicës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...