Kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se javën e ardhme pritet që të suspendohet taksa e Kosovës ndaj gjitha mallrave serbe
Trajkoviq për Jugpress, ka thënë se deri në fund të shkurtit do të nënshkruhet marrëveshja me tri pika mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas informacioneve që ajo posedon, një nga pikat e marrëveshjes do të jetë se Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.
”Serbët, veçanërisht ata në enklava, janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre, për atë që po ndodh momentalisht në Prishtinë e që janë biseda aktive dhe presione që vijnë nga zotëri Boltoni ndaj Thaçit, Haradinajt, dhe paralelisht, ndaj zotëri Ramës në Shqipëri”, është shprehur ajo, duke shtuar se javën e ardhshme të suspendohet taksa, dhe anëtarët e Qeverisë do ta mbivotojnë Haradinajn.
Gjithashtu, Trajkoviq ka shpjeguar edhe situatën në të cilën do të gjendet kryeministri Haradinaj i cili nuk do të heqë dorë nga taksa sipas saj.
”Ai do t’i qëndrojë prapa taksës, por nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë mënyrë, me mbivotim, Ramush Haradinaj do të shpëtojë veten dhe Qeverinë. Ka shumë të ngjarë që deri në fund të shkurtit të nënshkruar marrëveshja mes Thaçit e Vuçiqit, e cila do të ketë tri pika. Një nga pikat do të jetë që Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare”, është shprehur ajo.
Trajkoviq gjithashtu është shprehur se Beogradi praktikisht e ka pranuar që Ushtria e Kosovës është një nga elementet kryesore të sovranitetit të Kosovës.
Ajo këtë e ka thënë duke iu referuar marrëveshjes Kosovë – Serbi të vitit 2013 në të cilën sipas saj thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk kanë të drejtë hyrje në veri të Mitrovicës pa lejen e KFOR-it.
Por ajo ka shtuar gjithashtu se “nga ana tjetër, Serbia ka një marrëveshje të ngjashme se forcat ushtarake nuk mund të hyjnë në veri pa miratimin e KFOR-it, kështu kjo jep ndjenjën se veriu do të përcaktohet nga marrëveshja e Thaçit me Vuçiqin në shkurt.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...