Google ADS

Trajkoviq për vizitën e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin në Moskë: Tepër e dëmshme për Serbinë

12:29 | 26 Maj 2023
A. B.

Rada Trajkoviq, politikane nga Kosova, tha se është e dëmshme për interesat strategjike të Serbisë që kreu i BIA-s (shërbimi informativ serb), Aleksandar Vulin, të jetë në Moskë.

Ajo shkroi në llogarinë e saj në Twitter: “Nuk e di nëse e kuptojmë se sa e dëmshme është për interesat tona strategjike që në këtë situatë gjeopolitike një nga njerëzit kyç në vend, kreu i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), është në Moskë dhe po takohet me Patrushevin” (shefi i shërbimit informativ rus).

Siç shtoi ajo, “vendi ynë u rrëmbye nga një grup njerëzish që i shërbejnë vetëm vetes”.

E pyetur se cilat janë interesat strategjike të Serbisë, ajo u përgjigj: “Para së gjithash: interesat e serbëve në Kosovë, jo mbijetesa e këtij regjimi me çdo kusht”.

Kujtojmë se Vulin ndodhet në Moskë në seancën e Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë.

Përveç tij në Moskë ka udhëtuar edhe Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme