Politikanja serbe, Rada Trajkovic, e ka paditur presdienti e Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ajo ka konstatuar se ky i fundit me deklarime e tij ka vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e saj.
Këtë e ka konfirmuar avokati i saj Vladimir Gajic sot, shkruan N1.
Përveç Vuçiqit, Trajkoviq ka ngritur padi edhe ndaj drejtori të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për shkak se ai ka publikuar dokumente sekrete për dëshminë e saj para prokurorëve të Republikës së Kosovës rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit më 16 janar të vitit 2018 në veri të Mitrovicës.
Vuçiq me 18 prill të këtij viti në një konferencë për media kishte drejtuar akuza të shumta ndaj Trajkoviq, të cilën e akuzonte se po bashkëpunon me shqiptarët “që veriu t’i jepet Kosovës”
Ndërkohë Gjuriq e kishte akuzua Rada Trajkoviqin, se me veprimet e saj, po punën për shkatërrimin e institucioneve të Republikës së Serbisë.
Avokati i Trajkoviq duke shpjeguar për akuzën penale ka thënë se “Vuçiq dhe Gjuriq kanë përdorur autoritetin e tyre shtetëror dhe kanë akuzuar pa bazë dhe rrejshëm se Rada Trajkoviq është tradhëtare, bashkëpuntore e shërbimeve të huaja, gjë që ka rrezikuar jetën e saj”, ka thënë ai.
Pas këtyre, Trajkoviq ka kërkuar që të ketë mbrojtje të afër të policies.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...