Google ADS

Trajkoviq i vërsulet Daçiqit për Kosovën

10:49 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Projekti për ndarje të Kosovës është zgjidhje jokreative dhe tregues se në Qeverinë e Serbisë ka pleq me zgjidhje të vjetruara, thotë Rada Trajkoviq, transmeton Koha.net.

Duke folur në b92, drejtoresha e organizatës Lëvizja europiane serbe, ka thënë se është e qartë se nuk ka pasur ndryshime, se kanë rënë maskat dhe se nuk është e vërtetë që qeveria të jetë proeuropiane.

“Kjo zgjidhje, që e ka paraqitur nënkryetari i Qeverisë dhe shefi i diplomacisë (Ivica Daçiq), shpie drejt destabilizimit, jo vetëm të serbëve e Serbisë, por në gjithë rajonin”, thotë Trajkoviq.

Ajo ka thënë se nëse del që propozimi të jetë qëndrim zyrtar shtetëror, do të jetë problem i madh.

“Personalisht më shumë bazohem në atë që e ka thënë kryetari i shtetit. Megjithatë, kam menduar se ai nga Amerika ka ardhur me zgjidhje të reja dhe se atje ka lobuar për ndonjë zgjidhje të re. Kam pritur që kryetari administratës së re në Washington t’i paraqesë fakte të reja se sa është i paqëndrueshëm procesi i pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, po shohim se për këtë ai nuk po deklarohet zyrtarisht”, ka thënë Trajkovqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme