Trajkoviq i reagon Petkoviqit: Mos e rreni popullin, letërnjoftimet e Serbisë i garantoi Ahtisaar

22:02 | 27 Gusht 2022
E.H

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit tha se me marrëveshjen e sotme kanë arritur t’i ruajnë letërnjoftime serbe në atë pjesë.

Trajkoviq përmes një shënimi në Twitter, i kërkoi Petkoviqit që të mos vazhdojnë ta gënjejnë popullin serbë, pasi thotë se të drejtën për dokumente serbe ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, dhe jo presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Mos u lavdëroni me meritat e njerëzve të tjerë Petkoviq. Të drejtën e dokumenteve serbe për serbët në Kosovë ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, por jo Aleksandar Vuçiq. Mos e gënjeni këtë popull dhe mos e nxisni debatin tuaj diplomatik”, shkroi ajo.

Më herët Trajkoviq këtë marrëveshje e kishte konsideruar si në interes të qytetarëve, por sipas saj marrëveshja e fundos në mënyrë diplomatike Serbinë e drejtuar nga Vuçiqi./arbresh.info/

LEXO EDHE

Petkoviq: Marrëveshja për dokumentet është fitore për popullin serb në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme