Trajkoviq e quan ish-ambasadorin austriak Petritsch njëri të Vuçiqit

16:29 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka dalë ashpër kundër propozimit të presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve. Një seri postimesh në rrjete sociale dhe duke iu përgjigjur ambasadorit austriak Petrisch, i cili këto ditë publikisht ka përkrahur planin e Thaçit për korrigjim të kufijve, Trajkoviq thotë se “çfarëdo ndarje apo korrigjim i kufijve do të lërë shumicën e popullatës serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër me një zgjidhje të vetme – eksodin”.
Kështu Trajkoviq, që ka pasur funksione edhe gjatë pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, thotë se “të gjithë ata që veprojnë në terren në Kosovë e dinë këtë” se pas një marrëveshjeje të mundshme në mes Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve, 70,000 serbë nga Gracanica, Shtërpcë dhe komunat tjera jugore do ta lëshojnë Kosovën.

Trajkoviq akuzon dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë se po “tentojnë të provokojnë dhunë të koordinuar për shkak se i kanë regjimet e dobëta dhe shumë të rrezikshme”.

Trajkoviq, po ashtu, përkrah edhe Ipeshkvin serb Teodosije, i cili këto ditë ka tërhequr vërejtjen që ndarja e Kosovës do t’i linte shumicën absolute të kishave serbe në “duar të shqiptarëve”. Trajkoviq, po ashtu, akuzon ambasadorin austriak, Uolfgang Petrisch, i cili është edhe ish-i dërguar i BE-së për Ballkan, si të paguar të Vuçiqit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme