Rada Trajkoviq, kandidate e Iniciativës Qytetare “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, ka shpërfaqur gatishmërinë që të marrë pjesë si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ajo për Radio Kosovën thotë se serbët duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë arsye shpreh gatishmërinë që ta pranojë mandatin e deputetes nëse i besohet.
“Do të ishte mirë që ata të zënë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës, duke më përfshirë edhe mua në mesin e tyre, që kuvendi të mos jetë pa serbë, gjë, që për mua është një problem i madh. Është në të njëjtën kohë një mbështetje për ata për të cilët askush nuk flet, që janë serbët e harruar në komunat e tjera të Kosovës”, tha ajo.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, mendon se është e nevojshme që serbët të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sepse është një nga mekanizmat për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komunitetit serb.
“Ne besojmë se e vetmja mënyrë se si mund të përpiqemi t’i mbrojmë serbët dhe veçanërisht serbët e jugut, për të cilët nuk është folur fare në muajt e fundit është të luftojmë me mjetet që kemi në dispozicion. Këto janë mjete që mund të sigurohen përmes institucioneve të Kosovës në mënyrë të rregulluar me ligj”, tha ai.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës, Rashiq tha se nuk ka përgjigje për këtë pyetje.
Dhjetë anëtarë të Listës Serbe, një ministër në qeveri dhe të gjithë kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, në fillim të javës së kaluar kanë dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës dhe në institucionet e tjera, në shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me regjistrimin e automjeteve nga targat ilegale në RKS.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...