Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se “formimi i qeverisë lokale mono-etnike në Bujanoc, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Tirana, tregon qartë se dialogu Kosovë-Serbi udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama”.
Politikania serbe nga Kosova, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se koalicioni i partive shqiptare që kanë këshilltarë në Asamblenë Komunale të Bujanocit, është nënshkruar në Tiranë, dhe se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me pëlqimin e Beogradit, më parë ka qëndruar për vizitë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimin Evropian të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili, sipas saj, para pak ditësh tha se ‘është mirë që vetëm shqiptarët e mbajnë pushtetin në Bujanoc’, përcjell Telegrafi.
“Ajo që po ndodh aktualisht rreth Bujanocit, ku u zgjodh një asamble mono-etnike, është vazhdim në heshtje i projektit Thaçi-Vuçiq”, tha Trajkoviq, duke shtuar se ata po merren me qytetarët në mënyrë jo transparente “që në thelb dhe haptas në plan ka ‘migrimin dhe dëbimin e njerëzve’”.
Sipas saj, “fakti që serbët në Bujanoc nuk do të kenë një përfaqësim institucional është një mesazh për të gjithë ne”.
Ajo shprehu frikën e se “kjo për serbët në të ardhmen, do të thotë migrim”.
“Në atë mënyrë është duke u realizuar projekti, për të cilin Thaçi dhe Vuçiq kanë negociuar në nivel personal për dy vjet dhe kanë informuar administratën Trump, e cila në fund e zbuloi atë përmes diçkaje që në të vërtetë është thirrja e Thaçit në Hagë”, thekso Trajkoviq.
Ajo theksoi se ideja do të jetojë për aq kohë sa Vuçiqi është në krye të institucioneve serbe.
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media