Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë – Serbi. Qëllimi ishte që Kosova të shihet si e paaftë në menaxhimin e situatës në veri, thonë njohës të çështjeve politike në vend.Kurse, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, thotë se bojkoti nuk është i mirë për serbët që jeton atje.
Organizimi i procesit të votimit në komunat veriore, në pamje të parë duket pozitiv për Kosovën. Por, mos dalja e serbëve në votime u bë qëllimshëm, thotë profesori universitar, Dritëro Arifi. Sipas tij, qëllimi është që në dialogun Kosovë- Serbi që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova të dalë e paaftë për menaxhimin e situatës, në veri.
“Ne, gjithsesi, do të duhej të gjenim një zgjidhje Nëse jo tash, ndoshta vitin e ardhshëm. Por mospjesëmarrja e serbëve në veri ishte e qëllimshme, në një të ardhme të afërt apo të largët që të shihet Kosova si e paaftë për të menaxhuar situatën në veri dhe në njëfarë mënyrë në dialog të ketë më shumë përparësi Serbia dhe serbët e veriut”, tha Arifi.
Ai thotë se varet nga zhdërvjelltësia diplomatike se si Kosova do të arrijë ta argumentojë situatën.
Kurse, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të komuniteteve në Qeverinë e Kosovës dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, thotë për Radio Kosovën se bojkoti për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës nuk është i mirë për popullatën serbe që jeton atje.
“Mendoj që bojkoti i serbëve për këtë proces dëmton vetë serbët, ndërsa populli si popull më nuk është duke kuptuar asgjë. Serbët më as nuk kanë vizion e as liderë të tyre që mund t’ua ofrojë një vizion. Ata vetëm janë duke i zbatuar urdhrat për të mbijetuar sot për nesër. Lista Serbe është duke e përdorur pozitën në të cilën ndodhet populli serb, e cila tani si asnjëherë më parë tërë ekzistencën e saj e ka lidhur me politikën në Beograd, duke dalë nga të gjitha institucionet në veri të Kosovës, dhe e tërë ekzistenca e tyre financiare tani varet drejtpërdrejt nga Beogradi”, konsideron Trajkoviq
Ajo fajëson presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe lidershipin politik në Beograd për situatën e krijuar në veri të vendit.
Ndërkaq, analisti Artan Muhaxhiri thotë se kjo situatë do të zgjasë edhe disa muaj dhe se do të vonojë në zgjidhjen e problemeve të tjera. Qeveria ka vlerësuar se Kosova me organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri i ka përmbushur obligimet e saj dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat e vendosura kundrejt Kosovës.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...