Ndërmarrja publike ‘TrainKos’, ka punësuar 15 persona pa zhvilluar procedura të rekrutimit, përkatësisht pa hapur konkurs publik.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, gjatë vitit të kaluar ‘TrainKos’ kishte bërë punësime pa konkurs megjithëse ligji obligon shpalljen e konkurseve publike.
“Gjatë vitit 2016, ndërmarrja kishte angazhuar 15 punonjës për punë dhe detyra specifike, mirëpo këta punonjës mbulonin pozitat e rregullta të punës dhe për të cilët nuk kishte zhvilluar procedura të rekrutimit. Trajtim jo i barabartë i aplikantëve gjatë procesit të rekrutimit. Sipas Ligjit të Punës (neni 5) diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim”, thuhet në raportin e auditimit.
Sipas këtij raporti, kjo ndërmarrje ka bërë edhe diskriminime gjatë procedurave të rekrutimit në rastet kur nuk ka testuar aplikantët në të njëjtën mënyrë.
“Gjatë procesit të rekrutimit për pozitën Agjent i Marketingut, kandidatët të cilët i janë nënshtruar intervistës nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë. Kjo për shkak se pyetjet e intervistës nuk ishin të aprovuara paraprakisht dhe të unifikuara për të gjithë kandidatët, mirëpo komisioni kishte aplikuar pyetje krejtësisht të ndryshme për secilin kandidat”, vazhdon raporti.
Gjithashtu, auditori ka gjetur se në rastet e shfrytëzimit të buxhetit për udhëtime zyrtare, nuk është bërë arsyetimi i udhëtimeve apo takimeve zyrtare duke ngritur dyshime mbi keqpërdorimin e mjeteve të buxhetit të ndërmarrjes.
“Sipas Rregullores për Udhëtime Zyrtare (neni 4), të gjithë punëtorët janë të obliguar që të bëjnë kërkesë për udhëtim zyrtar të bashkangjitur, së bashku me ftesën zyrtare ndaj institucionit dhe agjendën e takimit zyrtar. Në tri raste në vlerë prej 5,783 euro, kërkesat për udhëtime zyrtare nuk ishin mbështetur me dëshmi përkatëse, si agjenda ose ftesa zyrtare”, thuhet në raport.
Përveç kësaj, Auditori ka gjetur shkelje edhe në menaxhimin e projekteve nga TrainKos, por edhe realizimi i shpenzimeve për udhëtimet zyrtare në kundërshtim me ligjin.
“Në një rast Trainkos nuk ka caktuar menaxherin e kontratës, me ç‘rast nuk është përpiluar as plani për menaxhimin e kontratës. Kjo ka ndodhur si pasoje e mungesës së vendimit nga Kryeshefi Ekzekutiv”, thuhet në raportin e Auditorit Kombëtar. “Mos caktimi i menaxherit të kontratës, rrezikon që Operatori Ekonomik mos të përmbush obligimet e performancës sipas kushteve të kontratës, pagesat të mos bëhen sipas kushteve të kontratës dhe të mos ketë kontroll të cilësisë”, thuhet në raport.
Auditori ka gjetur se në tri raste kërkesat për udhëtime zyrtare nuk ishin mbështetur me dëshmi përkatëse, si agjenda ose ftesa zyrtare. Në këto raste janë shpenzuar 5 mijë e 783 euro.
“Shpenzimi i mjeteve për udhëtime zyrtare pa dëshmi përkatëse, rrezikon që këto mjete të mos jenë shfrytëzuar për qëllime zyrtare, duke krijuar shpenzime të parasë, pa bazë ligjore”, thuhet në raportin e Auditorit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...