Tragjike: Vdes 17-vjeçari nga Kaçaniku, e zuri rryma

08:24 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytezën e Kaçanikut.

Indeksonline mëson se Shaban Burrniku, i riu 17 vjeçar nga fshati Kovaqec, e zuri rryma duke bërë dush dhe si pasojë ndërroi jetë në vend.

I ndjeri Burrniku ishte nxënës në klasën e 11 në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopojë”.

Ky institucion arsimor ka marrë vendim që sot të mos mbahet mësimi për shkak të nxënësit të tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme