Tragjedia në Gradicë: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar

00:17 | 6 Prill 2021
Trina Galanxhi

Rreth orës 20:30 të kësaj së hëne një fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një tragjedi, ku i vdekur ka mbetur një 15-vjeçar.

Klan Kosova thekson se i vrarë në vendin e ngjarjes, në pyllin e fshatit, ka mbetur i riu dhe është plagosur babai i tij nga një fqinj i tyre.

Motivet tragjedisë mbesin ende të paqarta, derisa policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për rast ku është përdorur arma e zjarrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme