Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, është shprehur i tronditur nga krimi i rëndë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.
Giacobbe përmes rrjeteve sociale u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe ka thënë se autoritetet po punojnë që autorët t’i sjellin shpejt para drejtësisë, shkruan arbresh.info
“I tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
I dyshuari për rastin gjendet në arrati.
Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.
“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. / arbresh.info/
Lexo edhe:
Drejtori i Policisë për tragjedinë në Gllogjan: Ka dy-tre pista, po zhvillohen aksione
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...