Google ADS

Tragjedia në Gjilan, suspendohen komandanti, zëvendëskomandanti, shefi i operativës dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës

23:35 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Janë suspenduar katër zyrtare të Policisë së Kosovës pas vrasjes së pesëfishtë që ndodhi sot në Gjilan.

Kolonele, Elmina Mahmuti për shtatëdhjet e dy orë komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan.

Kështu bëhet e ditur në komunikatë për medie.

“Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjet e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan) , lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfisht,respektivisht një vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe mesditën e sotme një grua, pjesëtare e Policisë së Kosovës dyshohet të ketë vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e në fund edhe vetën./arbresh.info/

Zyrtare: Policja vrau prindërit dhe vëllezërit, e në fund vetën

Tragjedia në Gjilan, Inspektorati kërkon pezullimin e komandantit dhe tre zyrtarëve tjerë policorë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme