Inspektorati Policor i Kosovës, pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan, ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se IPK ka rekomanduar të suspendohen komandanti i Stacionit Policor, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, shefi i operativës të Stacionit Policor në Gjilan dhe një zyrtari i stafit civil.
“Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’. Ekipet e hetuesve të IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarë të PK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike. Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan , Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast. Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...