Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse dhe shoferi i autobusit nga gjuajtja me armë nga disa personave.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar organet e rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij veprimi.
“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”. /arbresh.info/
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi