Tragjedia në Beograd, MPJD shpreh ngushëllime

09:58 | 4 Maj 2023
A. B.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi dje në Beograd, ku nëntë persona mbeten të vdekur, 8 prej të cilëve ishin fëmijë.

“U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Kujtojmë se, tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës trembëdhjetë vjeçar në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën ndërsa sulmuesi u arrestua. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme