Tragjedia e Gllogjanit| Policia njofton se është arrestuar edhe një person

08:40 | 5 Shkurt 2022
S D

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me tragjedinë e Gllogjanit ku mbetën të vrarë tre persona dy nxënës dhe shoferi i autobusit, shkruan arbresh.info.

“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Kujtojmë se mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona në mesin e tyre dy nxënës mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme