Nga rasti tragjik i cili ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, dy persona babë e bir kanë mbetur të vdekur si pasojë e një vrasjeje me thikë brenda një familje në veri të Mitovicës, ndërsa një person tjetër vëllai është arrestuar.
Lajmin për arbresh.info e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai tha se gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka ndodhur një vrasje në një familje në veri të Mitrovicës, me ç’rast është arrestuar një person si i dyshuar për kryerjen e këtij krimi.
“Po sot ka ndodhur një vrasje në një familje në veri. Kanë mbetur të vdekur babë e bir, pasi vëllai i ka sulmuar me thikë, ai është arrestuar sot nga policia. Ngjarja ka ndodhur sot diku në orët e hershme të mëngjesit,”, ka thënë Hoti. /arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...