Në vitet e paraluftës, pushteti serb pa i pyetur fare pronarët e shtëpive, vendoste trafo të tensionit të lartë në oborret e tyre me qëllim: zgjerimin e rrjetit elektrik.
Kështu i kishte ndodhur Izet Rexhepit nga Breznica e Obiliqit, në oborrin e të cilit u vendos trafoja që furnizon me energji elektrike gjithë fshatin.
Vetëm shtatë metra larg shtëpisë, trafoja është shndërruar në rrezik për familjen, për shkak të vjetërsisë së telave të tensionit të lartë.
Rexhepi, gjithashtu, ankohet se për vite me radhë ka kërkuar nga KEK’u e pastaj edhe nga KEDS’i që kjo trafo të largohet nga aty, por thotë se nuk ka marrë ndonjëherë përgjigje.
Për më tepër, thotë se edhe është kërcënuar nga punëtorët e KEDS’it.
Përveç kësaj, edhe shtyllat e drurit janë tepër të vjetra dhe vetëm sa nuk janë rrëzuar, raporton KTV.
Ndërkaq, zyrtarë të KEDS’it i bëjnë thirrje kësaj familje që të kërkojë dislokimin e trafos pavarësisht se kryefamiljari thotë se disa herë e ka drejtuar një kërkesë të tillë.
Sidoqoftë, zyrtarë të kësaj kompanie thonë se janë duke bërë investime anekënd Kosovës në mënyrë që, sipas tyre, rrjeti të jetë brenda standardeve të larta.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...