Një grua është alivanosur dje në autobusin e linjës 3C të Trafikut Urban e cila më pas ka ndërruar jetë në QKUK.
Për këtë rast, Trafiku Urban ka dal me një reagim publik duke thënë se stafi i tyre është i trajnuar për të reaguar për këto raste, teksa shtoi se edhe për këtë rast stafi ka reaguar shpejt dhe me përgjegjësi, përcjell Arbresh.info.
Në reagim, Trafiku Urban ka dhënë detaje se si ka ndodhur ky rast.
Reagimi i plotë:
Me datën 02.03.2024 në autobusin e linjës 3C, rreth orës 12:13, stafi i autobusit ka njoftuar se ka ndodhur një rast në autobus ku është alivanosur një qytetare.
Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes. Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje.
Vlen të theksohet se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë!
Theksojmë se stafi ynë është trajnuar për të reaguar në këto raste, e edhe në këtë rast ka reaguar shpejt dhe me përgjegjësi./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...