“Trafiku Urban” zgjat orarin e qarkullimit për disa linja

16:43 | 19 Korrik 2022
E.H

Nga 20 korriku “Trafiku Urban” ka njoftuar se do të zgjasë orarin e qarkullimit të autobusëve për disa linja.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, për linjat 1, 1A, 3 dhe 4, do të zgjatet orari i qarkullimit deri në orën 24:00.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftimin në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme