Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth procesit të blerjes së autobusëve të rinj

14:53 | 29 Nëntor 2024
Q L

Trafiku Urban përmes një njoftimi për media thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth procesit të blerjes së autobusëve për Ndërmarrjen Publike “Trafiku Urban” SH.A. Prishtinë.

Në njoftim thuhet se bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i NPK “Trafiku Urban”, kanë arritur të eliminojnë dilemat rreth stabilitetit financiar dhe paqartësive të tjera lidhur me vazhdimin e procesit të realizimit të kredisë për blerjen e flotës së dytë të autobusëve të ri.

“Pas vendimit të Bordit të Drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes, sot kryesuesi i Bordit ka drejtuar një shkresë përmes email-it në adresë të kompetentëve të BERZH-it dhe grupit PIU për vazhdim të procesit të implementimit të projektit GrCF2W2 Transporti Urban i Prishtinës II”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se ky vendim derivon nga:

– Stabilizimi i gjendjes financiare të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” Sh.A. Prishtinë.
– Pajtueshmërisë së Kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama dhe Drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci me kërkesat e BD dhe menaxhmentit të ndërmarrjes për mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe për përmbushjen e kushteve të përcaktuara në Kontratën e vitit 2022 mes Komunës së Prishtinës, Trafikut Urban dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

– Pas pajtueshmërisë për secilin anëtar të ekipit PIU nga kompetentet e BERZH-it, është nxjerrë vendimi nga UD i KE për formimin e njësisë së implementimit për projektin GrCF2W2 “Transporti Urban i Prishtinës II”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme