Të hyrat që po realizon ndërmarrja Trafiku Urban në Prishtinë nga shitja e biletave nuk po mjaftojnë për pagesën e këstit të kredisë për blerjen e autobusëve të rinj.
Përfaqësues të kësaj ndërmarrjeje kanë thënë se me të hyrat që po realizojnë po mbulojnë shpenzimet operative, derisa Komuna sipas tyre po paguan këstet e kredisë. Për këtë të fundit nuk kanë folur përfaqësues të Komunës e përfaqësues nga opozita po thonë se Ndërmarrja po operon me humbje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndërmarrja komunale Trafiku Urban në Prishtinë me paratë që po siguron nga shitja e biletave nuk po mund ta paguajë këstin e kredisë për blerjen e autobusëve të rinj.
Përfaqësues të kësaj ndërmarrjeje kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se me të hyrat që kanë po mbulojnë pjesën e pagave dhe të shpenzimeve të tjera, derisa sipas tyre këstet e kredisë po i paguan Komuna. Për këtë çështje gazeta “Zëri” i ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur as pas disa ditësh pritje.
Zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu, përmes telefonit i ka thënë gazetës se fillimisht do t’i shohë pyetjet për t’u përgjigjur më pastaj, mirëpo ajo më pastaj nuk është përgjigjur fare.
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...