Trafiku Urban, kishte përplasje me dy kompani private që bartin udhëtarë në linjën 3 në Prishtinë që shkon deri në fshatin Bardhosh.
Këto kompani private kundërshtuan lëshimin e disa autobusëve të Trafikut Urban, por tashmë problemi është tejkaluar, thotë krye shefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa.
Ai thotë se në fillim kanë pasur disa fërkime me linjat private, por tash janë në rregull dhe janë futur në një lloj bashkëpunimi.
“Në fillim kemi pasur fërkime tash jemi në rregull, nuk e kemi cenuar të drejtën e atyre dy kompanive as ‘Ardhmërisë’ e as ‘Blerit’ po përkundrazi jemi futur me një lloj bashkëpunimi me ta”, ka thënë ai për portalin “Arbresh.info”
Mustafa më tej ka thënë se linjat janë tkurrur dhe se Trafiku Urban është dashur të ndërhyjë.
“Që nga ardhja ime në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv kuadër të Trafikut Urban e ka parë që është tkurr Trafiku Urban. Linjat që i ka pasur në menaxhim të vetë d.m.th, faktikisht iu kanë marrë me dashje apo pa dashje apo në mungesë të autobusëve ose të një keqmenaxhimi të Trafikut Urban, pastaj ka ngelë pa autobusë dhe pa mjet themelor kështu që janë tkurrë linjat”, ka thënë Mustafa për arbresh.info.
Sipas Mustafës, parimi i tij ka qenë zgjerimi dhe shtrirja e linjave nëpër Prishtinë, që në rastin konkret ka ndodhur edhe me linjën 3.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ka lëshuar në qarkullim me 1 nëntor pesë autobusë të rinj që do të operojnë në linjën 3 në kryeqytet./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...