Ndërmarrja Publike e Komunës së Prishtinës “Trafiku urban” e ka lëshuar në qarkullim biletën mujore të integruar.
Kjo biletë mund të përdoret në linjat e “Trafikut urban”, nr.1, 3 dhe 4, në të gjithë autobusët pa kufizime, shkruan lajmi.net.
Çmimi i këtyre biletave është promovues për ta nxitur qarkullimin me autobusë të “Trafiku urban”.
Për nxënës dhe studentë është 10 euro/muaj. Për të gjithë qytetarët e tjerë është 14 euro/muaj.
Të liruar nga pagesa janë pensionistët dhe anëtarët e Shoqatës HANDIKOS.
Bileta mund të blihet në pikat e shitjes: tek Plepat (prapa Objektit të Komunës), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 15:00, b) tek Banesat e Bardha, Bregu i Diellit, orari i punës e hënë – e premte 06:00 – 22:00.
“Trafiku urban” ka ne qarkullim 55 autobusë, nga ta 30 janë të rinj që janë blerë vitin e kaluar dhe 25 të vjetër. Ndërkohë ende nuk ka asnjë datë se kur do të vinë edhe 20 autobusët tjerë që janë blerë para një viti. /Lajmi.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...