Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se nesër dhe pasnesër do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për linjat Nr.1A dhe Nr.7C, meqë do të zhvillohen punime në rrugën “Ukshin Hoti”.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trafiku Uban ka bërë me dije se qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton”.
“Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike “Termokos” me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën “Ukshin Hoti”. Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat Nr. 1A dhe Nr. 7C. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton””, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...