Komunikacioni i dendur është bërë një problem thelbësor kryesisht në kryeqytet.
Së fundmi, Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar një raport në lidhje me mënaxhimin e trafikur rrugor në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Në kuadër të këtij raporti, IPK ka dhënë gjashtë rekomandime kryesore për menaxhimin e situatës në komunikacion.
“IPK në kuadër të Raportit ka dhënë gjashtë (6) rekomandime, që kanë të bëjnë me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në Kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve”, thuhet në postimin e IPK-së në Facebook./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...