Google ADS

Trafikonte të mitur, arrestohet vlonjati i dënuar me 15 vite burg

08:25 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka arrestuar një të dënuar me 15 vite burg.

Siç bëhet me dije, i arrestuari është 54-vjeçari Arben Veizaj, nga Vlora dhe banues në Tiranë.

Ai është arrestuar pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturve” e kryer në bashkëpunim dhe ” Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.

Policia e Tiranës pasi e ka arrestuar, i është dorëzuar policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme proçeduriale./GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme