Trafikimi me Qenie Njerëzore, 22 viktima gjatë këtij viti në Kosovë

13:59 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Sot është Dita Botërorë e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një konferencë ku ishin të pranishëm akterë të ndryshëm vendore e evropianë.

Riza Shillova nga Policia e Kosovës tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka përcaktuar disa objektiva në lidhje me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. Ai ka thënë se shumica e viktimave të trafikimit janë nën moshën 18 vjeçe.

Disa veprime të trafikimit janë puna e detyruar, lëmoshëkërkuesit, shfrytëzimi prostitucional. 45 për qind e viktimave janë nën moshën 18 vjeçare. Andaj ne do të vazhdojmë të punojmë në luftimin e kësaj dukurie deri në fund me planet e policisë”, ka thënë Shillova.

Në një prononcim për portalin arbresh.info, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz ka ndërmarr masa të rëndësishme në identifikimin viktimave të trafikimit si  dhe luftimin e kësaj dukurie, ku sipas tij në këtë kontekst janë realizuar edhe një numër i operacioneve policore të cilat kanë pas për qellim arritjen e objektivave të parapara.

Në nëntë (9) mujorin e vitit 2017, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë punës operative-hetimore ka ngritur kallëzim penal në prokurorit përkatëse për 16 raste të trafikimit me qenie njerëzore. Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore vërehet një rënie e lehtë e rasteve të trafikimit me njerëz”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij janë identifikuar 22 viktima.

Numri i personave të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore është 31 ndërsa numri i viktimave zyrtarisht të identifikuara është 22 viktima.  Njëra nga format më të shpeshta apo më të theksuara e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit është ajo e shfrytëzimit seksual e në disa raste edhe kërkim lëmosha dhe puna e detyruar. Më të prekurit janë personat e moshës së re (gjinia femrore), duke përfshire edhe raste kur viktima janë edhe fëmijë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme