Kryetari i Ferizajt dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj në T7, ka treguar se a do të hyjë PDK-ja në qeverinë e Hotit.
Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK-ja mund të jetë fleksibile.
“Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK-ja të ndryshë kursin”.
“Megjithatë mund të them se PDK-ja për shkak të situatës politike, PDK-ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj.
Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK-së që t’i bllokojnë proceset.
“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj.
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja