Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, sot në një konferencë tha se Pakoja Emergjente e Qeverisë Kurti ka pasë lëshime.
Duke kritikuar Qeverinë Kurti ai ka dhënë 10 propozimet që duhet t’i përmbajë Pakoja për Rimëkëmbjen ekonomike e Qeverisë Hoti.
“Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon Emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti”.
“Shteti i Kosovës dhe ekonomia e saj, janë buzë greminës, Qeveria Kurti dhe një pjesë e madhe e Qeverisë Hoti, sa ishin duke qeverisur së bashku, e braktisën sektorin privat duke rrezikuar stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Kjo braktisje, rrezikon mirëqenien e mijëra qytetarëve të Kosovës, sipas Bankës Botërore, duke i zhytur rreth 150 mijë qytetare në varfëri”.
“Në mungesë të një plani efikas e konkret, Qeveria Kurti e përberë nga VV dhe LDK, ofruan një Pako emergjente financiare më të varfër në rajon – prej 179 milionë euro, ku në praktikë u realizua vetëm 30%. Në këto momente, shumica e vendeve të rajonit dhe botës kanë miratuar një pakon e dytë gjithëpërfshirës për rimëkëmbjen ekonomike”.
“Propozimi në thelb, duhet ta ketë interesin e të gjithë të punësuarve në sektorin privat, bizneset dhe të gjitha skemat sociale pa dallime. Sidomos duan përkrahje bizneset e mesme dhe të vogla që për shkak të masave kundër pandemisë, sot, rrezikojnë të falimentojnë”.
Për të rikthyer stabilitetin makro-ekonomik dhe për të ndalur humbjet për sektorin privat, PDK thotë se është me rëndësi që propozimi i Qeverisë t’i ketë këto elemente thelbësore në periudhën afat-shkurtër
1. Të jetë në përputhje me nevojat e vërteta të ekonomisë së tregut, duke stimuluar likuiditetin e ndërmarrjeve dhe shtimin e aktivitetit ekonomik.
2. Të jetë lehtë i zbatueshëm dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
3. Të jetë i fokusuar në ndihmën e ndërmarrjeve që kanë rrezikshmëri të lartë për falimentim, sipas vlerësimit të Bankës Botërore.
4. Të ketë për bazë barrën financiare që kanë sektori privat dhe punëtorët e saj te institucionet financiare, duke ofruar mundësi mbështetje të drejtpërdrejt për uljen e barrës së obligimeve bankare deri në stabilitetin e tyre.
5. Të ofrohen lehtësime në afate dhe mënyrën e pagesës së tatimeve, duke përfshirë shqyrtimin e mundësisë së heqjes së ndëshkimeve. Qeveria duhet të ofroj fleksibilitet për biznesin dhe te shqyrtoj mundësinë e ridizajnimit të përkohshëm të politikave tatimore.
6. T’i mundësohet biznesit pagesa e tatimit në fitim sipas mundësisë përgjatë një viti fiskal, e jo si pagese e njëhershme.
7. Të lirohet biznesi nga taksat dhe interesit administrativ të Qeverisë, e sidomos nga ATK dhe Dogana.
8. Të subvencionohet interesi i kredive për prodhuesit vendorë deri në 60%.
9. Të ristrukturohet mbledhja e TVSh-së, duke e bërë brenda vendit, për të lehtësuar barrën tek bizneset për të pasur më shumë likuiditet.
10. Të rritet Fondi për Garantimin e Kredive për bizneset e reja që kanë në fokus inovacionin dhe prodhimin.
Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga kjo Qeveri të fokusohet në vazhdimin e investimeve kapitale dhe uljen e shpenzimeve operative – ku për fat të keq, gjatë kohës së pandemisë nga Qeveria Kurti, ka ndodhur e kundërta.
Gjithashtu, urojmë që Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...