Partia SocialDemokrate (PSD) ka bërë një aksion simbolik ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Me anë të një videoje në Facebook nga faqja zyrtare e PSD-së, janë publikuar pamje se si janë hedhur në drejtim të tij një “Tortë” si shenjë për marrëveshjen e dakorduar më 18 mars në Ohër.
Me këtë, PSD-ja ka paralajmëruar protestë të shtunën kundër Asociacionit.
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00″, thuhet në shkrimin e PSD-së./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare