Google ADS

Torres i reagon Vuçiqit: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës

12:00 | 14 Shtator 2024
E.K

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’ ndaj Kosovës.

Sipas tij, Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Ai ka shkruar në platformën X se nuk do të ketë një rikthim të tillë.

“Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka thënë Torres./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme