Torres: Do të vazhdoj të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO

09:45 | 28 Maj 2024
E.G

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres i është gëzuar lajmit të avancimit të të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar në Asamblenë Parlamentare e NATO-s.

Torres me anë të një postimi në “X”, ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO, shkruan Arbresh.info.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë – mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, ka shkruar Torres./Arbresh.info/

Të ngjashme