Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se Topanica është shpallur si zonë karantinë, kjo pas rastit të parë pozitiv me Covid-19.
Njoftimi i tij i plotë në Facebook:
Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Topanicë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.
Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës.
Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara.
Rri n’shpi për veten dhe familjen!
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...
Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituan...
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...