Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Topalli, ka theksuar se eksponentët që janë larguar nga VV-ja, nuk kanë hequr dorë nga politika.
Ai në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se është vështirë që të ketë pajtim në mes të pakënaqurve dhe se sipas tij, rrugët dërgojnë drejt një partie të re pas dorëheqjeve në VV.
“Mendoj që këta njerëz që janë shumë politikë, e të cilët nuk kanë hequr dorën nga politika. Do të ulemi bashkë dhe do të bisedojmë se si do t’ia bëjmë gjatë ditëve në vijim, për të pasur një vendim të përbashkët”, ka shtuar Topalli.
Sipas tij, do të shikojnë që në mes vete të gjejnë një gjuhë, ku brenda ditëve të ardhshme do të dilet me qëndrime konkrete.
“Nuk mendoj se ata do të bashkohen me subjektet ekzistuese, dhe se rrugët çojnë drejt një partie të re”, ka thënë Topalli.
Sipas tij, opsioni i mundshëm është ideja për një parti socialdemokrate, sepse nuk ka largim nga kjo ide dhe se “të gjithë të larguarit janë socialdemokrat në bindje”.
Topalli ka folur edhe për zhvillimet tjera brenda VV-së dhe arsyet e dorëheqjeve që kanë ndodhur javëve të fundit. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...