Topalli nuk pret vendim pozitiv nga gjykatësi Kalludra

12:55 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje që është në mesin e të akuzuarve Faton Topalli për dallim nga Haxhiu nuk pret vendin pozitiv për lirimin e tyre, raporton portali arbresh.info

“Prokurori nuk arriti të dëshmojë se cili është krimi i rëndë. Nuk është ngritur asnjë padi kundër nesh dhe kjo tregon se kjo është krejtësisht politike. Nuk besoj që gjyqtari do të sjellë një vendim të drejtë, vendimi ndaj nesh do të jetë vendin politik”, është shprehur pas seancës Topalli.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ndërkohë kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra ka bërë të ditur se verdikti final për katër të akuzuarit do të shpallet me 3 janar, 2018./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme