Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës nesër do të mblidhen për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit, e cila ka mbetur e papërfunduar nga 3 gushti.
Në këtë seancë në të cilën pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe nënkryetarëve, nuk dihet akoma nëse do të marrin pjesë të gjitha partitë, shkruan Indeksonline.
Vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka thënë se nuk është e sigurt pjesëmarrja e koalicionit PAN në seancë. Nëse partitë nga koalicioni nuk marrin pjesë për të propozuar kandidatin e tyre për kryeparlamentar, Albin Kurti i Vetëvendosje ditë më parë ka dhënë një propozim.
Ai përmes një letre të hapur kishte propozuar që nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj, atëherë partitë tjera pjesëmarrëse në seancë do të votojnë kandidatin e tyre.
Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli ka thënë në një prononcim për Indeksonline se ideja e Kurtit është opsion konstruktiv për të ecur vendi përpara.
“Ky vend ka nevojë për konstruktivitet dhe rrugë që e qojnë vendin në drejtim të duhur. Ajo që mungon momentalisht është vullneti politik, por edhe përgjegjësia morale për ta pranuar humbjen”, ka thënë tutje Topalli.
Ai ka shtuar se Vetëvendosje është konstruktive dhe e gatshme për të marr përgjegjësi.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...